Shfaqja "Mejhane" nga Mitrovica hap festivalin "Ditët e Komedisë Shqiptare" në Preshevë
Lokale

Shfaqja "Mejhane" nga Mitrovica hap festivalin "Ditët e Komedisë Shqiptare" në Preshevë

07.Nov.2016 22:38
0
Shfaqje "Mejhane" nga Teatri i Qytetit të Mitrovicës me regjisor dhe autor teksti Amir Veliu është motivuar nga drama " Audienca " e Vasllav Havell-it dhe ka adaptuar tekstin për komedi në rrethanat aktuale për Kosovën.

Aktorët që luajnë në këtë shfaqje janë Fatmir Haliti, Mirsad Ferati, Mehmet Preteni dhe Agan Asllani.

Permbajtja e shfaqjes: 

Veliu përmes dialogut që ndërton te përsonazhet, e prezenton realitetin e sotem në Kosovën e mbas luftes. Përsonazhi I Parë është njeri që ka bërë luften për lirinë e Kosovës, por sot është i lënë anash, pa kujdesin meritor nga shoqëria dhe bashkëluftarët e tijë. Shkaku pse ka përfunduar në këtë mënyrë është fakti se nuk ka pranuar të uzurpoj pasuri të huaj, apo të lidhet me ndonjë biznes të pa ndershëm, thjeshtë ka pritur të gëzoj një vend pune në profesionin e tijë. 

Përsonazhi I dytë është artisti I cili poashtu ka probleme dhe nuk arrinë të depërtoj me artin e tijë, atje ku aj synon se e ka vëndin. Të zhgënjyer dhe të pa kënaqur me ambientin ku jetojnë, personazhet ipen pas alkoolit dhe gjithë kohen e kalojnë në kafene ( Mejhane ) duke përgojuar veprimet e të tjerve, artistëve dhe veteranve të luftës.

Regjisori Veliu pos dy përsonazheve kryesore ka vendosur edhe dy kamarierë që janë aktivë në shfaqje gjat gjithë kohes. Kamarierët e admirojnë profesionin e artistit dhe para tijë shfaqin dashurinë dhe ndjenjat e ndrydhura që kan pasur për tu bërë aktorë. Në krejtë këtë haos brenda kafenesë krijohen situate komike ( humor i zi ) shpesh herë edhe të dhimbshme që përjetohen nga përsonazhet.

Festivali “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë organizohet nga Shtëpina e Kulturës dhe do të zgjasë deri më 11 Nëntor./Titulli.com/

Hapet aktiviteti "Duart e Vyeshme" në Bujanoc, 22 pjesëmarrës prezantojnë (foto)
Tryeza në Bujanoc: Gjendemi para sfidava të transformimit të medias(video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration